Tjetër incident, një person tmerron dhe kërcenon njerëzit në metron e Parisit

Një burrë që mbante në dorë një maketë (llojë thike e gjatë apo shpatë e shkurtër) ka përhapur panik në Paris në mëngjesin e së martës, vetëm disa orë pas sulmit terrorist në Vjenë.

Policia e arrestoi personin e dyshuar në Pere Lachaise, që shtrihet në distriktin e njëmbëdhjetë të Parisit, shkruan Express UK.

Një dëshmitar shkroi në Twitter: “Është një person që po ec nëpër hollët e Pere Lachaise-s me një maketë. E pashë jetëm time duke ikur, duke mos ditur nëse duhet të qëndroja në metro apo të vrapoj prapa”.

Burimet policore thanë se personi i dyshuar u fut në një ndërtesë afër vendit ku u pa, që besohet se ishte hotel.

Autoritetet e mbyllën rrugën, ndërsa nga pronarët e dyqaneve u kërkua që të qëndrojnë brenda. Njësitë speciale shkuan në vendin e ngjarjes në Bulevardin Charonne.

Më vonë, policia njoftoi se burri i dyshuar është arrestuar, kurse nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.

Ky incident ndodhi vetëm disa orë pas sulmin në Vjenë, në kohën kur Evropa është vënë në gjendje të alarmit të lartë pas një vargu të sulmeve.