Tjetër gabim amatoresk në mbrojtje, Suedia dyfishon rezultatin VIDEO

Suedia ka shënuar edhe golin e dytë në duelin kundër Kosovës.

Suedia ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës në duelin e Grupit B të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Skuadra mysafire realizoi përsëri në portën e Samir Ujkanit.

Alexander Isak ka dyfishuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 35-të të ballafaqimit në Fadil Vokrri.

Kosova duhet të reagojë përndryshe rrezikon humbjen e parë në duelin e parë në ciklin e eliminatoreve për Botërorin 2022.