Titujt e gazetave serbe: Shqiptarët më 28 Nëntor e “çajnë” me Ushtri Urën e Ibrit. Haradinaj, Veseli…

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me Kosovën. Ballinat e tyre janë të mbushura me urrejtje ndaj Kosovës, të pavërteta e propagandë të ulët.

Gati sikur çdo ditë, edhe ballinat e gazetave kryesore në Serbi (gati të gjitha kontrollohen nga Vuçiqi), lajmin kryesor e kanë me Kosovën, për Kosovën.

“Novosti” për numrin e 1 nëntorit ka vendosur titullin kryesor në ballinë “Shqiptarët po përgatisin kaos në urë”.

Sipas kësaj gazete, ky skenar është i përgatitur për Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, shkruan Ballkani.info.

“Për 28 Nëntor planifikojnë zhbllokimin e rrugës përmes Ibrit dhe promovimin e Ushtrisë”, shkruan kjo gazetë.

“Novosti” po ashtu në ballinë e ka deklaratën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli i cili sot tha se Vuçiqi është armik i pavarësisë së Kosovës.

Kurse gazeta më e madhe serbe “Blic” në ballinë e ka deklaratën e Nasim Haradinajt, i cili pardje tha ka vrarë ushtarë serbë dhe i vije keq që nuk ka vrarë më shumë.

“Djali i axhës së kryeministrit të Prishtinës” është mbititulli nënçmues i gazetës serbe, duke mos e llogaritur Haradinajn as si kryeministër të Kosovës.

“Haradinaj: Kam vrarë serb, me vjen keq që nuk kam varë më shumë”, është titulli i madh i “Blicit”.

E derisa në Beograd bëhet propagandë kaq e ndytë, në Prishtinë shqiptarët vazhdojnë ta fyerjnë njëri-tjetrin, duke mos gjetur gjuhë të përbashkët rreth asaj se si duhet ballafaquar me Serbinë në dialog.