Tiranë apo Prishtinë? Einxhel dhe Dagz vendosin se ku do të jetojnë përfundimisht

Historia e Einxhelit dhe Dj Dagz nisi në “Big Brother VIP 1”, ndërsa tani dyshja janë prindër të një djali. Përgjatë kësaj kohe ato kanë jetuar herë në Kosovë e herë në Tiranë, por më në fund e kanë ndarë mendjen se ku do të jetojnë përfundimisht.

Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë.

“Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.

VIDEO