Kryeministri shqiptar

“Tirana kryeqytet i Europës së Ballkanit”, Rama zbulon ambientet ku nesër mbahet Samiti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet se si do të duket ambienti për Samitin e procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë.

Krahas pamjeve të publikuara, kryeministri shqiptar ka njoftuar se Tirana është gati.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”, shkruan ai në Facebook.

Pamjet: