I lindur në Libi me prindër shqiptar tashmë nuk ka asnjë dyshim që ai po sheh suksese në skenën botërore me bashkëpunimin e tij me emra të mirënjohur si French Montana dhe DJ Snake etj.
Shumë i ndjekur edhe në rrjetin sociae Instagram reperi me famë botërore Gashi me humor ditën e djeshme ka ndarë me ndjekësit e tij se çfarë ndodh në familjet shqiptare.
Me anë të një foto ku reperi shfaqet me telefon në dorë dhe me një mimike që tregon se nuk e dëshiron këtë telefonatën ai ka shkruajtur:
‘Kur prindërit e tu të vënë në telefon me anëtare të rastësishëm të familjes’ postim i cili ka bërë që shumë shqiptar të qeshin.










