Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku kryetarja e këtij komisioni, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj priti në takim një delegacion nga Afrika Qendrore i përbërë nga Benjamin Kaigama, kryetar i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim në Kuvendin Kombëtar të Afrikës Qendrore, dhe Emile Gros Raymond Nakombo, kryetar i Kryeqytetit të Afrikës Qendrore – Bangui.
Kryetarja Kadrijaj në fjalën e saj, falënderoi delegacionin Afrikan për njohjen e nga ky shtet në vitin 2011 dhe theksoi rëndësinë e fillimit të bashkpunimit të ndërsjelltë në mes dy vendeve.
Kryetarja Kadrijaj kërkoi nga delegacioni afrikan mbështetje dhe përkrahje në lobim nëpër vendet e tjera afrikane për njohjen e shtetësisë së Kosovës, si dhe uroi suksese në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen atje.









