Ish deputetja e AAK-së, Time Kadijaj ka ironizuar me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila dje tha se nuk ka arritur marrëveshje me Vetëvendosjen për të hyrë në koalicion parazgjedhor.

“Skena politike është “varfëru” që ish nën-presidentja e AKR e tash kryetarja e klubit Alternariva Mimoza Kusari ka mbet pa koalicion. Kush se deshti apo ma mirë me thanë kërkon smujti me mashtru. Gjakova më së miri e pa dhe Gjakova më së miri e demaskoj retorikën e saj mashtruese. Boll e ke kullotë Mimozë”, ka shkruar Kadijaj, transmeton Ballkani.info.

Mimoza Kusari-Lila tha se Vetëvendosje e pranoi vetëm që të garohet në listë të saj.

“Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, më lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së”, ka thënë Kusari Lila.

“Nga komunikimet e mia direkte me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jam njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, ka shtuar më tej. /Ballkani.info/

loading…