Deputetja e AAK-së, Times Kadrijaj i është kundërpërgjigjur ashpër deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila e cila tha se kryeministri Haradinaj është totalisht i papërgjegjshëm dhe kokëfortë sa i përket taksës ndaj Serbisë.
“Kandidatja e vetëshpallur për Kryeministre Teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri”, ka shkruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Një kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm. Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh! Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë!”, ka shkruar ajo.
Lexoni edhe: Kusari-Lila: Në Kosovë janë katër kryeministra, Haradinaj totalisht i papërgjegjshëm dhe kokëfortë







