Time Kadrijaj e AAK-së: S’kemi parë investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriajn tha se nuk ka pasur investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti.

Kadriaj theksoi se edhe pse me hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime strategjike janë krijuar lehtësira edhe për investitorët kosovar që ta shtrijë tregun e tyre edhe në Kosovë, Qeveria nuk ka asnjë plan.

“Ne kemi pasur Ligjin për investime strategjike dhe janë bërë shumë përmirësime dhe lehtësira administrative në mënyrë që investitorët edhe kosovarë që jetojnë jashtë të kenë një lehtësi administrative në mënyrë që të vijnë dhe investojnë biznesin e tyre në Kosovë sepse ka pak investime”, tha ajo për ekonomiaonline.

“Nuk kemi parë investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti”, tha Kadriaj.