Time Kadrijaj, Armend Zemajt: Bëhu burrë e trego pse ia bëre kuorumin Thaçit president

Deputetja e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kadrijaj ka shkruar se Zemaj ka kontribuar që Hashim Thaçi të jetë sot president, raporton Ballkani.info

Ky është postimi plotë

Një ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovsë, është deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Armend, ne nuk bëjme lojra sikur ke bërë dhe bën ti. Për këta kufijë kam qenë në luftë, bashkë me shumë të tjerë. Ti bëhu burrë dhe tregoi Kosovës pse ke shku me siguru kuorumin në seancen parlamentare për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
TK