Time Kadrijaj

Time Kadriaj: Largimi i hetuesve tregon që qeveria është në panik

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka komentuar në Kuvendin e Kosovës, hulumtimin të Nacionales për largimin e hetuesve që po trajtojnë rastet e korrupsionit.

Ajo ka thënë se largimi i këtyre hetuesve tregon se qeveria është në panik për aferat korruptive.

“Pse po largohen hetuesit që janë duke hetuar këto raste të korrupsionit. Keni vendosur si polic hetimorë familjarët e ministrit. A keni thanë se familjarët janë për dasma e ahengje. E si munet krejt një departament të jetë në përbërje me kushëri të ministrit të Brendshëm. Ky është fakti se jeni në panik, dhe po tentoni me i fsheh të gjitha këto raste të abuzimeve. Kjo është e saktë. Dhe kjo po shihet se e keni bërë rastet e korrupsionit të lidhjeve të shkurtëra, ministra zv/ministra”, tha deputetja e AAK-së.