Time Kadriaj i kundërpërgjigjet ashpër Avdullah Hotit: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet edhe pa ty

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj i është përgjigjur ashpër deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti i cili sonte tha se qeveria VV-LDK nuk do ta ndërtojë Autostradën e Dukagjinit.

“Nese Avdulla Hoti mendon ta izlojë Dukagjinin do e ketë të pamundur. S’do paguajmë taksa per ju i nderuar se nuk paskemi obligim. S’jemi Metohi por Kosovë. Do bëhet Autostrada edhe pa ty!”, ka thënë sonte Kadriaj, transmeton Ballkani.info.

“Është komplet i panevojshëm. Është një projekt që nuk do te realizohet nga qeveria e ardhshme, ne e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë, sa i përket atij projekti. Nuk e kemi komoditetin e as s’është e nevojshme që të ndërtojmë autostradë në ato toka bujqësore. Çka do të bëjmë ne është se nga Istogu, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe deri në Prizren do të zgjerohet komplet rruga ekzistuese, do të bëhen rrugë me katër shirita, jo rrugë e izoluar, në magjistralen ekzistuese në mënyrë që mos të shpenzojmë qindra miliona në shpronësime të tokave dhe ai korridor nga Peja deri në Prizren, por në veçanti nga Gjakova deri në Prizren të jetë një korridor që zhvillohen komplet bizneset, një tip zonë ekonomike”, ka thënë Hoti. /Ballkani.info/

loading…