Time Kadriaj e fton Kurtin t’i bashkohet Big Brother: Ka aftësi me ba spektakël dhe humor


Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, që t’i bashkohet “Big Brother”, raporton Express.

Pas deklaratave të tij lidhur me Asociacionin, Kadriaj me ironi ka thënë se Kurti ka aftësi për humor dhe spektakël dhe se për atë duhet t’i bashkohet këtij Reality Show.


“z.Kurti duke e pa se e paskët aftësinë me ba spektakël dhe humor, ju kisha ftu me shku në Big Brother”, ka thënë Kadriaj.