Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në konkurrencën e femrave ndërmjet Juventusit dhe Chelsea është shënuar një incident.
Një tifoz hyri në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa momente, teksa bënte video me telefon.
Por në një moment ai e pëson keq nga Sam Kerr, futbollistja e cila vrapoi në drejtim të tij dhe e goditi me krahë duke e rrëzuar në tokë atë.
Ndërsa pas këtij incidenti, ndeshja u zhvillua normalisht dhe përfundoi pa gola.
Kësisoj, Chelsea pas pesë ndeshjeve renditet i pari me 11 pikë në grupin A në konkurrencën e femrave në Ligën e Kampionëve, tri pikë më shumë se Juventusi e Wolfsburg.
It is very important to watch this video with sound. (I have many questions about how this dude was just allowed to wander, but I also need you to watch this with sound.) pic.twitter.com/SxARPjHI3Q
— Meg Linehan (@itsmeglinehan) December 8, 2021







