Cristiano Ronaldo reagoi i zemëruar pasi u tërhoq për qafe nga një tifoz, pas fitores me rezultat 0-2 të Juventusit kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Incidenti ndodhi pak momente pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes në BayArena, ku një tifoz hyri në fushë dhe i kaloi rojet e sigurimit në tentim për ta bërë një fotografi me Cristiano Ronaldon.

Përderisa Ronaldo po bisedonte me bashkëlojtarin e tij Miralem Pjanic, tifozi i erdhi nga prapa pesë-herë fituesit të Topit të Artë me një telefon dhe tentoi t’ia vendosë atij krahut përreth qafës.

Portugezi e largoi kokën e tij nga tifozi dhe u duk se i tha “A je i çmendur”, përderisa tifozi u largua nga rojet e sigurimit nga fusha.

Ronaldo was NOT happy at the pitch-invader 😳 https://t.co/oK8fjynEeV

— B/R Football (@brfootball) December 11, 2019

Ai ishte tifozi i dytë që hyri në fushë dhe u nis drejt Ronaldo atë natë, pasi që një tifoz tjetër kishte tentuar gjithashtu, por kishte dështuar, të shkojë deri te Ronaldo gjatë ndeshjes.