Tifozi futet në fushë dhe shkon te Ronaldo, veprimi i portugezit është i pahijshëm
Juventusi u mposht me rezultat 1-0 nga Lyoni në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo ka qenë gjatë gjithë ndeshjes i acaruar.
Ndoshta ndikoi loja jo e mirë e Juventusit në pjesën e parë, ndoshta rezultati, por në një moment kur fusha është pushtuar nga një tifoz që shkonte ta takonte, portugezi ka reaguar dhe e ka sulmuar për ta trembur.
Më pas, tifozi i është ulur në gjunjë deri sa ka ndërhyrë siguria dhe e ka nxjerrë jashtë zvarrë.
Një veprim i tillë i ka ndodhur portugezit edhe në një ndeshje tjetër.
Ptdddddr #OLJuve pic.twitter.com/nCXlUuwZqU
— ? (@loren_svn) February 26, 2020