Tifozi futet në fushë dhe puthë këmbët e Ronaldos, ylli portugez e priti me dashamirësi

Në Grupin J të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Portugalia mposhti në shtëpi Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 3-0.

Bernardo Silva kaloi portugezët në avantazh, ndërsa Bruno Fernandes shënoi dy herë për fitoren e portugezëve.

Ndeshja është shënuar edhe nga një incident i vogël. Një tifoz i Portugalisë vrapoi në fushë, kështu që ndeshje duhej të ndërpritet për ca momente.

Ai vrapoi drejt Cristiano Ronaldos, iu përkul dhe i puthi këmbët, më pas e përqafoi dhe e ngriti nga toka.

Derisa mbërritën rojet e sigurisë, tifozi bëri festën e tij të famshme të golit së bashku me Ronaldon dhe thirri “Siuuuuuu!”, të cilën turma në Lisbonë e ndoqi.

Por rojeve të sigurisë iu desh të nxirrnin që ndeshja të vazhdonte.