Tifozi bullgar provokon në Prishtinë, i çon tre gishta! (FOTO)

Bullgaria sonte e ka marrë një pikë pa meritë në Prishtinë pas barazimit 1-1 me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për “Euro 2020”.

Kosova në këtë ndeshje ka qenë më e mirë në çdo aspket, megjithatë fati nuk ishte me neve.

Për ta përcjellë ndeshjen në “Fadil Vokrri” kishin udhëtar edhe një numër i tifozëve bullgarë, shkruan Ballkani.info.

Ata para ndeshjes kanë qëndruar në disa lokale të Prishtinës ku janë dëfryer.

Megjithatë, njëri nga ata tifoz ka provokuar duke i ngritur tre gishtërinj, shenjë e serbëve dhe provokim i rëndë për shqiptarët. /Ballkani.info/