Tifozët maqedonas sërish i ofendojnë shqiptarët: “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur” (VIDEO)

Vardari i Shkupit gjatë ditës së djeshme u shpall kampion i Evropës në Hendboll duke fituar kështu Ligën e Kampionëve.

Gjatë ditës së djeshme, në festimin e djeshëm, tifozët e këtij klubi “Komitët” edhe pse luanin me një ekip nga Hungaria, ata brohoritshin thirrje kundër shqiptarëve.

“Komitët” të cilët në mënyrë të organizuar nga salla e sportit “Jane Sandanski” shkuan drejt Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, dhe që u mundësua nga NQP Shkup kanë vazhduar me thirrjet kundër shqiptarëve.

Edhe pse për këtë ngjarje raciste me kumtesa reaguan institucionet, organizata të ndryshme siç janë Komiteti i Helsinkit, Civil – Qendra për liri, parti politike, “Komitët” edhe sot vazhduan me thirrje kundër shqiptarëve duke brohoritur “shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, “Kush nuk kërcen nuk është shqiptar”.

Nga MPB gjatë ditës së sotme njoftuan se “MPB do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin publik dhe paqen për të përshëndetur kampionët tanë evropianë”.

Gjithashtu nga MPB thanë do të sanksionohet në mënyrë rigoroze çdo përpjekje për të shkaktuar një aksident, siç është bërë në festimet e mbrëmshme”.