Grupi i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” ka njoftuar se do të mbajnë një protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik në Tiranë.
Protesta do të mbahet nesër në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndërmend të heq dorë nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër faktit se në Samitin e Berlinit mori pjesë si e paftuar në vend të Jean-Claude Juncker.
Pas Samitit të Berlinit, ajo ka marrë iniciativë që të takojë në Tiranë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiqin, gjatë Samitit të Brdo-Brionit, gjatë 8 dhe 9 majit në Tiranë.
Këtë e kanë konfirmuar në Bruksel për tanjug, transmeton Ballkani.info.
“Ministrja e Jashtme e BE-së, do të diskutojë në takime të ndara, me presidentin Aleksander Vuçiq, dhe Hashim Thaçin”, kanë thënë për tanjug.
Nga BE-ja ndër të tjera kanë thënë se Mogherini si ndërmjetësuese ka vazhduar përpjekjet dhe kontaktet me dy palët, që të rifillojnë dialogun për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.
Ky është njoftimi i “Tifozave Kuq e zi”:
Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik.Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek monumenti i vëllezërve Frashëri.







