LAJMI I FUNDIT
Tifozët holandezë “nuk përmbahen”, me shkopinj në duar përplasen me policinë në Tiranë, plagoset një efektiv
Tifozët holandezë janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, duke lënë të plagosur një prej tyre në Tiranë, pasditen e sotme.
Mësohet nga informacione paraprake se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku rreth 200 tifozë me shkopinj dhe gruë ishin nisur drejt stadiumit dhe zonave ku qëndrojnë tifozët e Romës.
Policia i ndaloi, por tifozët janë përplasur fizikisht me efektivët duke lënë kështu të plagosur një efektiv policie.