Tifozët e futbollit besojnë se David De Gea dhe Jesse Lingard gabuan qëllimisht në ndeshjen kundër Manchester Cityt, për të mos e lejuar Liverpoolin ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon.

Jesse Lingard e humbi një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt, që përfundoi me rezultat 0-2 për skuadrën e Pep Guardiolës.

26-vjeçarit të Manchester Unitedit i erdhi topi afër shtyllës së dytë, mirëpo ai e goditi topin keq. Shumë tifozë të futbollit besuan se Lingardi e bëri këtë gabim qëllimisht, që të mos e lejonte Liverpoolin ta fitonte titullin e Premierligës.

“Sqarimi i vetëm për goditjen e Lingardit është që ai e ka kuptuar se ai gol do ta kishte dërguar Liverpoolin më afër titullin të Premierligës”, shkruan @MCRfootysocial.

The only explanation for Lingard’s miss is that he realised he’d be putting Liverpool closer to the title if he scored 🤷🏻‍♂️ #MUNMCI

— Sport Social Podcast Network (@TheSportSocial) April 24, 2019

“Lingardi e urren thellësisht Liverpoolin, e humbi golin qëllimisht”, ka shkruar Joel Morris.

Lingard deffo hates Liverpool through & through, deliberate miss

— Joel Morris (@JMXFifa) April 24, 2019

“Ajo humbje e Lingardit e kishte të shkuar: Nuk do ta lejojmë Liverpoolin ta fitojë titullin”, ka thënë John Nixon.

https://twitter.com/JohnxNixon/status/1121146751627550723?