“T’i pres veshët po the jo”, çfarë i kërkoi Beniada-Donaldit?

Beniada dhe Donaldi krijuan një raport të ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, sidomos në përfundim të programit.

Marrëdhëniet e mira vazhdojnë edhe jashtë. E ftuar në “Wake Up”, Beniada u shpreh se do e donte aktorin në rubrikën që ajo modern në “E Diell”, titulluar “N’trip”.

Vënë para pyetjes, po sikur Donaldi t’i refuzonte ftesën, Beniada u tregua e prerë.

“Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja”, tha ajo.

Ndërkohë Donaldi dhe Romeo po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas” që pritet të fillojë së shpejti në Top Cannel.

Ndërsa Beniada përpos rubrikës në “E diell”, vijon moderimin në “Procesin Sportiv” krah Edi Manushit dhe Alesja Bamit.