“Ti nuk je burrë, nuk ke për ta fituar Big Brother”| Debat i ashpër mes Armaldos dhe Luizit

Luizi dhe Armaldo prej më shumë se 10 ditësh nuk flasin me njëri-tjetrin. Pikërisht kjo përçarje, ka bërë që bisedat mes tyre të shoqërohen me epitete dhe ofendime. Një tjetër debat i ashpër ndodhi mes tyre mbrëmjen e sotme.

Luiz: Ky servili do të luajë me 7-8 porta. Unë ia kam mbyllur portat. Ja kam kthyer shpinën, kaq. Të votojë kë të dojë. Unë nuk kam më punë me të.

Dea: Unë mendoj që Armaldo duhet të luftojë që të jetë një njeri i fortë në lojë, jo të jetë në mes. Pra, një herë me Luizin dhe një herë me Oltën. Ndryshe, nuk më pëlqen.

Kristi: Armaldo është gjithë kohën me të dy.

Luizi: Ku është më mua mo?

Kristi: Ai asnjëherë nuk bën hape ekstreme, pra ose të qëndrojë me Luizin, ose me Oltën. Uën besoj që ai duhet të fillojë të krijoi një gjë vetë.

Zhaklin: Unë e shikoj pak a shumë si Kristi. Mendoj se abuzohet shumë me fjalët, mik, shok, vëlla, motër. Nuk mund të sillesh me një mik apo me një vëlla në këtë mënyrë. Armaldo ka flirtuar me Oltën, kur ka patur nevojë për të. Kur Luizi, i ktheu shpinën, Armaldo u tërhoq. Gjithmonë ka luajtur në një zonë gri. Ai është në një krizë të identitetit dhe lojës së tij. Armaldo ka tentuar të krijoi një aleancë me Kristin, ndërsa tani e shoh të mërzitur.

Arbër: Ditët e fundit ka patur momente flirti me Oltën. Ky program në fund të fundit, ka vetëm një fitues.

Armaldo: Nuk është e lehtë të mbash presionin e lojës.

Zhaklin: Në shumë prime të kemi tërhequr vërejtje që të mos e teprosh me vëllazërinë.

Armaldo: Me çfarë vëllazërie, ky gënjeu të gjithë shqiptarët. Ky zotëria këtu kur  pati debat me Oltën, erdhi qau aty me mua. Unë që jam ai tradhëtari, ai maskarai, ai qeni… , pse duhet perceptuar sikur unë nga ky shkova te Olta. Unë çdo mëngjes, drekë dhe darkë më ndryshohet emri këtu, për shkak të këtij zotërisë këtu. Do mundohem të gjej pozicionin tim.

Zhaklin: Po flasim për dy dimensione të ndryshme. Ti duhet t’i qëndrosh fjalës tëndë deri në fund. Kur fjala jote ndryshon në çdo prime, bëhesh i pabesueshëm. Ti po e përdor situatën si të duash ti. Duhet të kesh një linjë logjike nga fillimi në fund. Duhet t’i qëndrosh një vendimi nga fillimi në fund. Ju një herë ofendoheni, ndërsa të nesermen, putheni e përqafoheni. Kristi po të mban shumë mirë qëndrim.

Kristi: Ti je njeri që fole me epitetin “Maestro” dhe të pëlqeu sepse kishte efekt pozitiv. Ky epitet mori konotacion të keq. Ti e bërë si identitet këtu.

Armaldo: Si e bëra ma shpjego.

Kristi: Ti e pranove me krenari. Kur ty të quajnë lloj lloj gjërash, ti qesh.

Armaldo: E ke shumë gabim. Unë qendrova kastile i fundit për të kuptuar se si do shkonin votimet. Unë nuk doja që Ermiona të ishte lider. Kur erdha këtu Ermiona kishte marrë më shumë vota se Kiara. Unë me Kiarën kam patur një marrëdhënie të mirë dhe përpara Luizit.

Arbër: Unë kam parë që ky donte që Kiara të dilte në nominim me Luizin dhe Bledin.

Armaldo: Cila ka qenë arsyeja Arbër.

Arbër: Na e thuaj ti Maestro.  

Luiz: Thuaje përpara të gjithëve arsyen.

Armaldo: Gruan e ke jashtë, këtu është lojtare. Ti nuk je burrë. Nuk je lojtar. Trego aftësitë e tua si lojtar.

Luiz: Ti 47 vjeç i thua këtë Kiarës?

Armaldo: Jepi hapësirë gruas tuaj të luajë. Po ik o Luiz.

Luiz: Je krenar për veten?

Armaldo: Jam krenar. 

Luiz: Ti je tradhëtar.

Armaldo: Këtë punë ke ti, të shash tradhëtar. Po ti i bërë presion Ermionës mo. I bëre namin. Ti nuk për ta fituar Big Brotherin.

Luiz: Ti përpara meje do dalësh njëherë./Top Channel/