Love Story

‘Ti këtu je për show-n tënd’ pas akuzave të Silvanës, reagon Saimiri

Mbrëmjen e djeshme në ‘Love Story’ , Silvana nuk mori një trëndafil nga Saimiri, çfarë bëri që ujërat mes tyre të trazoheshin.

Pas eleminimit, ajo shprehu rezervat e saj për Saimirin, duke thënë se është shumë e lumtur që u largua.

Gjithashtu Silvana e akuzoi Saimirin se ai bën një lojë të pistë dhe se e kishte provokuar atë.

“Janë disa vajza këtu që u ke shkruajtur… Ti këtu je për show-n tënd! Ti do dalësh vetëm këtu, nuk do dalësh me asnjë vajzë nga këtu! Ti u shkruan, do t’i ftosh në vilë, do të argëtohesh. Argëtohu dhe zgjidh femrën që…Ti më ke shkruar dhe më ke provokuar. Nuk e ke gjetur kurrë provokimin te unë. U uroj vajzave shumë fat dhe shpresoj që të dalë me Saimirin kujt i shkruan më shumë. Mua më bëhet shumë qejfi që nuk po dal këtu me një njeri si ti, të betohem. Jam shumë e lumtur! Po bën lojë të pistë se po u shkruan të gjitha vajzave. Saimiri meqë kanë ngelur vajza që ty të binden… Vajzat janë të interesuara për karrigen prandaj nuk flasin”, tha Silvana.

Duke e mohuar këtë fakt, Saimiri tha se me sjelljen e saj Silvana po tregonte veten dhe kjo ishte dhe arsyeja pse nuk i dha trëndafil.

“Më vjen mirë që kjo po tregon veten e vet domethënë. Unë për këtë arsye edhe nuk i kam dhënë lule sot, sepse e dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr fshihet diçka tjetër dhe faleminderit që po e tregon veten këtu”, ju përgjigj Saimiri.

Image
Image