RTK

“Ti ia ke rreh tavolinën, i ke bërtit”, “Çu dil jashtë”: Sindikata alarmon për përplasje të ashpër në mbledhjen e bordit të RTK-së

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka dërguar një komunikatë për media.

Aty, prezantohen disa deklarata, që sipas Sindikatës, kanë ndodhur ditën e djeshme në mbledhjen e Bordit.

Këtu ishte i përfshirë, sipas Sindikatës, drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili. Ai u akuzua për sjellje të ashpra dhe kërcënime ndaj punëtores Zana Spahiu.

Komuniata dhe bisedat në mbledhjen e djeshme, pa ndërhyrje:

Në takimin e djeshëm të Bordit të RTK-së që u moniitorua nga përfaqësuesit e Sindikatës ku ishin prezent edhe Menaxhmenti u diskutua për skandalet e shumta të drejtorit të Radios, Arsim Halili të cilat u ngritën nga vet Bordi i RTK-së.

Ndaj drejtorit të Radios, Arsim Halilit u ngritën akuza të rënda me elemente të veprës penale nga drejtuesit e Bordit të RTK-së si: kërcënim, presion, arrogancë, sjellje shumë të kqija, ngritje zëri e rrehje tavoline. Madje nga kryetari i Bordit Besnik Boletini, Arsim Halili u akuzua se për shkak të presionit të tij, Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarës së komisionit diciplinor.

Anetarja e Bordit, Arta Berisha tha se Bordit i ka shkuar një ankesë nga Zana Spahiu e cila ka kërkuar që urgjentisht të trajtohet arroganca e Arsim Halilit në raport me të.

Në vazhdim debati ndërmjet Bordit, Arsim Halilit dhe Rilind Gërvallës:

Arta Berisha (nenkryetare e Bordit): Ti Arsim nuk je shef i Zanës, pse asaj me iu kërcënu me tone të ashpra. Kush je ti që i shkon asaj në zyre edhe ia rreh tavolinën. A i din ti përgjegjësitë e tua apo jo?

Besnik Boletini (kryetar i Bordit): Zana ka dhanë dorëheqje (nga pozita e kryetares se komisionit diciplinor) për shkak të presionit të Arsimit. Arsim Halili i ka ba presion, madje edhe ia ka rreh tavolinën në zyrën e sa. Ajo është detyru me dhanë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit Disiplinor. Prandaj, sjelljet e Araimit kanë qenë tepër të kqija. Pra, akuza e Zanës kundër Arsimti ka të bëj direkt për presion në punë. Madje, Arsim ti ke kërku edhe dosje. A ke të drejt ti me kërku dosje a. Kush je ti që kërkon e hulumton dosje.

Rilind Gervalla (drejtor i TV-se): Unë ia kam tërheq vrejtjen Arsimit për tone të larta kur i ka shku Zanës në zyre edhe është dëgju nëpër korridore te TV-se duke i bërtit asaj. Dhe, kërkoj këtu që të ndalen procedurat që dikujt po i mësyhen për me ia ndërpre kontratën e punës dhe me çdo kusht po arrihet një gjë e tillë.

Albulena Mehmeti (nenkryetare e Bordit):Shkumbin, me këtë presion që ia ka ba Arsimi (Halili) Zanës pa pasë kurrfarë të drejte, çfarë masa ke marrë ti si drejtor gjeneral ndaj Arsim Halilit…? Çfarë masa janë marrë që tu kanë prish mbledhjet nga Arsimi.?

Shkumbin Ahmetxhekaj (drejtor gjeneral): Asgjë….

Albulena Mehmeti: Brravo Shkumbin, bravo, shumë mirë, të lumtë Shkumbin (me nervozizëm).

Dardan Beqiri (anetar i Bordit): Nëse konsatohet që drejtori i radios, (Arsim Halili) ka ba aso veprime ndaj shefes së Zyrës Ligjore (Zana Spahiu), atëherë ndaj drejtorit të radios duhet me marrë masa shumë serioze. Drejtori gjeneral duhet me marrë masa edhe atë shumë shpejt.

Albulena Mehmeti: Për arsimin kam shumë vërejtje, sepse sjelljet e përbëjnë karakterin e individit. E ndaj tij po raportohen sjellje shumë të kqija

Arsim Halili (drejtor i RTK- Radios): Me pas kanë unë në kry të RTK, ky medium nuk ish sot kështu unë jam për me vendos ligjshmëri dhe sulmet që më bahen sot këtu janë vetvrasje për mu nga ana e Bordit. (fillon e bërtet).

Albulena Mehmeti: Arsim mos fol ma ose çu dil prej mbledhjes.

Besnik Boletini: Ti Arsim je drejtor i Radios e po përzihesh kogja shumë në punë të drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të TV. Ti shumë ndërhynë në punë të Shkumbinit. Përfundimisht, nuk shkon që çdo mbledhje me prish ti, me fjalë të ashpra e me tensione.(ndërhynë Arsimi), Besnik Boletini – Arsim, pusho ose çu dil prej mbledhjes….

I denuari nga KMSHK (Keshilli i Mediave te Shkruara), Arsim Halili për komente homofobike, tani na del ushtrues recidivist i dhunës verbale ndaj grave për shkak se një akuzë kunder tij për ushtrim të dhunës verbale e kishte bërë para disa muajsh gazetarja, Behare Bajraktari.

Të nderuar kolegë,

Sindikata e RTK-së në vazhdimësi e ka ngritur zërin për presionet, shantazhet persekutimet deri me largime nga puna, përmes proceseve të montuara, antiligjore e antihumane që po bëhen nga persona te caktuar në Menaxhment të RTK-së ndaj punëtorëve.

Fatkeqësisht për realizimin e këtij persekutimi sistematik po përdoren disa individë emrat e të cilëve tash më janë të njohur për secilin të punësuar në RTK.

Për proceset e montuara, orkestruesit dhe ekzekutuesit e tyre Sindikats do të flas në ditët në vijim.