Thyhen zyrat e OVL-së në Lipjan, vidhet kompjuteri

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të dielës persona ende të paidentifikuar kanë thyer dhe demoluar zyrat e kësaj organizate në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit zyrat janë thyer dhe është vjedhur kompjuteri i cili mbante dokumente të nevojshme të zyrës.

Postimi i plotë:

NJOFTIM:

Të nderuar Veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhë në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetè deren e thyeme nga keqëbërsit e shoqërisè tonë. Me këtë rastë, ne Veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe paknaqësin më të thellë!?

Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shifet që, numri i atyre që janè anti UÇK dhe antikombtar po rritët mjerisht. Huligajt që kanë thyer derën dhe kanè hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me vehëte shtëpizën e kompjuterit.

Kryetari A. M.