Thyen arra me ballin e tij, indiani e tejkalon rekordin e rivalit

Një burrë nga India riktheu një rekord botëror Guinness – i cili prej kohësh mbahej nga rivali i tij – duke thyer 273 arra me ballin e tij brenda 1 minute.

Naveen Kumar, 27 vjeç, përdori ballin e tij për të thyer arrat e papërpunuara, duke thyer rekordin prej 254, të vendosur nga Muhammad Rashid në vitin 2017.

Rashid për herë të parë mbajti rekordin me 150 arra të thyera në vitin 2014, dhe pastaj theu rekordin e tij me 181 të tilla në vitin 2016. Kumar theu rekordin në vitin 2017 duke thyer 217 arra, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Të dy burrat dolën ballë për ballë në një sfidë të rekordeve botërore Guinness në një emision special televiziv italian më vonë të 2017-shit, ku Kumar theu 239 arra, ndërkaq Rashid arriti që të thyej 254 arra.

Rashid tha se ai u stërvit me Prabhakar Reddy, një rekordmen botëror, i cili ka disa tituj GWR në kategoritë e arteve marciale.