Mitrovicë

“Thuani emrat e përdhunuesve e ngacmuesve seksualë”, mbahet protesta në Mitrovicë

Sot është mbajtur një protestë kundër dhunës seksuale në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë protestë, ka qenë e pranishme edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila ka publikuar disa pamje nga kjo protestë.

“Thuani emrat e përdhunueve e ngacmuesve seksualë”, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat. Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë. Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar edhe sot”, shkroi Deliu-Kodra në llogarinë e saj.