Thuajse të mbuluara nga barishtet, gjendje aspak e mirë tek varrezat në Prishtinë

Gjendje aspak e mirë e mirëmbajtjes së varrezave është në Prishtinë.

Qytetarë të cilët kanë vizituar varret e familjarëve kanë realizuar edhe disa fotografi që shfaqin qartë gjendjen në të cilën janë këto varreza.

Thuajse të gjitha janë mbuluar nga barishtet, të cilat nuk po i pret askush.

Madje njëri nga qytetarët ka pyetur komunën se si po lejohet kjo gjë pasi paguhen kontributet ndërsa ‘Hortikultura’ si përgjegjëse nuk po i mirëmban këto varreza, transmeton lajmi.net.

E padyshim se kjo gjendje në të cilën janë varrezat është e ngjashme edhe me shumë komuna të tjera në Kosovë.