Duke komentuar këngën “Çavoglave” që historikisht ka nxitur reagime, Thompson ka thënë se kënga edhe me vendim gjyqësor është e lirë.
“Gjithsesi, kemi ‘politikanë jugosllavë’ që nuk e njohin as gjykatën… Por kjo s’është çështja. Dua thjesht të them miq se kjo është liria e shprehjes. Liri për të cilën mbrojtësit tanë vdiqën, luftuan, derdhën gjak. Që të jemi të lirë, të jemi të lirë të flasim”, ka thënë ai në koncertin e së hënës. “Por ata që duan të jetojnë në këtë vendlindjen tonë duhet t’i respektojnë mbrojtësit kroatë dhe simbolet e tyre. Zotërinj, shokë, Jugosllavia nuk ekziston më. Jugosllavia është e vdekur”, ka thënë ai teksa është përshëndetur me brohoritje të mëdha nga publiku.







