Thirrje “Kosova është Serbi” në stadium gjatë intonimit të himnit kosovar VIDEO

Derisa është intonuar himni i Kosovës në stadiumin “Doseen Arena” në Pilsen të Çekisë, tifozët nga ana e nikoqirëve kanë brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”.

Ndeshja Çeki – Kosovë, e cila po luhet për kualifikime në Euro 2020, ka nisur para pak minutash e thirrjet nacionaliste kanë filluar bashkë me ndeshjen.

Tifozë në anën e Çekisë kanë zbuluar flamujt serbë dhe kanë bërë thirrje se “Kosova është Serbi”.

Mirëpo, në stadium ka shumë tifozë të Kosovës, të cilët nuk janë ndalur duke brohoritin se duan fitore.

Ndryshe, para ndeshjes, në qytetin Pilsen ka pasur incidente, ku dardanët janë sulmuar fizikisht nga ultrasit çekë. Policia i ka arrestuar të dyshuarit.

loading…