Thirrja e ashpër e Abdixhikut ndaj Kurtit: Tërhiqe ligjin o njeri i krizave, mos na dërgo në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Kuvend ka thënë se është i habitur me veprimin e qeverisë dhe se kjo mënyrë është shantazhuese dhe përjashtuese për opozitën.

“LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet, si duket as ky vendim nuk ju ka mjaftuar, sepse qëllimi kanë qenë zgjedhjet, sepse mendjen e keni pasur te zgjedhjet. Kryeministri ose nuk don zgjidhje ose dëshiron jokonstruktivitet, të bëj thirrje Albin që ta tërheqësh këtë ligj, do bashkpunojmë për tia mundësuar diasporës votimin me të lehtë, hap rrugë Albin që të krijojmë rrugë për popullin.”, tha Abdixhiku.

Ai përfundoi se Kurti nuk duhet ta dërgoi vendin në zgjedhje.