Thirrja e Adnan Hysenit për kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Ismaili: Ndërmerrni masa

Adnan Hyseni nuk po ndalet për të vënë para drejtësisë të gjithë atë që ai pretendon se u sollën në mënyrë skandaloze ndaj tij dhe të vëllait që i ndërroi jetë më 31 dhjetor 2018.

Pasi që mbrëmë foli në emsion gjerë e gjatë për të gjitha problemet me të cilat ai u ballafaqu për 20 ditë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe në QKUK, Hyseni i është drejtuar publikisht kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai kërkon që të ndërmerren masa ndaj të gjithë atyre mjekëve dhe infermiereve në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe në QKUK, në emergjencë dhe në repartin Intensiv.

“I drejtohem edhe një herë publikisht Kryeministrit Ramush Haradinaj në të cilin kam shumë besim se e don Atdheun dhe punon në interes të qytatarëve, gjithashtu Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili që të ndërrmarrin masa ndaj çdo mantillbardhi si në Emergjencën e spitalit Rajonal të Pejës po edhe në QKUK (emergjencë dhe repartin Intetnziv) së paku deri sa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria e Shtetit dhe të cilët kanë pas rastin të merren me vllaun tim Avnin e të njëjtit kanë qenë jashtë kodit etik, profesional, njerëzor e moral si dhe betimit të tyre për të qenë në sherbim të çdo pacienti”, ka thënë Hyseni, raporton Ballkani.info.

Ai po ashtu ka kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme ndaj personelit të cilët ishin prezent në kohën kur ai u njoftua për vdekjen e të vëllai, Avni Hysenit.

“Kur jam hy me pa vëllanë, aty kam vërejt se vllau im nuk ishte në aparata siç do duhej, por ishte largu nga personeli aty e qe nuk kanë të drejt pa e njoftuar familjen e veçanerisht mu që isha aty 24 orë e jo të perfundoj me suspendim të një asistente”, thotë tutje Adnani.

“Unë mbrëmë kam them shumëçka, por ende kam për të thënë, sepse për një emision nuk muj t’i shpalos të gjitha çka kam pa e çka kam dëgjuar. Gjithashtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë përball me situata të tilla qe mos të frikësohen, por t’i lajmërojnë rastet, sepse e keni obligim si ndaj familjareve tuaj të cilët me nuk janë në këtë botë, po edhe atyre që janë gjallë e vuajnë nga papërgjegjësia e disa mantillbardhëve”, ka thënë në fund Adnan Hyseni.

Adnani, sikur edhe Avniu, kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. /Ballkani.info/