Thirrja dëshpëruese e gastronomit të Prishtinës: Me këtë i mbaj fëmijët, ju lutem na leni të punojmë

Njëri nga gastronomët më të shquar të Prishtinës, Luaras Meha, përmes një postimi emocional i ka kërkuar institucioneve të vendit që t’i lënë të punojnë.

“Qeta fmit e mi dojne me jetu e mu shkollu ne Kosove. Te vetmin burim te ardhurave e kom prej biznesit qe i takon fushes se gastronomise. PO JU LUTNA LENANI ME PUNU”, ka shkruar Meha, duke ia bashkangjitur postimit edhe fotografinë e dy fëmijëve të tij derisa flenë, shkruan Ballkani.info.

Gastronomët në vazhdimësi kanë qenë të pakënaqur me masat e vendosur nga Qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ata kërkojnë që të zgjatet orari i punës dhe të rritet hapësira e mysafirëve. /Ballkani.info/