Thirri “Allahu Akbar” dhe i nguli gërshërën në fyt ushtarit italian

Një ushtar italian është goditur me gërshërë në fyt dhe shpatull nga 23-vjeçar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali. Sulmi ndodhi dje, rreth orës 10:45 në Piazza Duca d’Acosta në Milano. 23-vjeçari Jemeni Mahamad Fathe, bërtiti “Allahu Akbar” pasi u arrestua nga karabinierët italianë, përcjell mapo raportimet.

Ushtari 34-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin Fatebenefratelli dhe po trajtohet për lëndimet në qafë e shpatull. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Kanë nisur hetimet për të mësuar nëse sulmi ishte terrorist. Jemeni Mahamad Fathe po qëndron në paraburgim për plagosje dhe dhunë ndaj një zyrtari.

loading…