Thikë pas shpine pranë shtëpisë, viktima punonte në televizion – U vra pas sherrit për të dashurën

Një hap larg banesës ku po kthehej pasi kishte lënë punën në televizion, 20-vjeçari Stivens Toshkësi, u qëllua me thikë pas shpine.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa shkak dyshohet se ishte bërë një vajzë. Pas këtij debati ditë më parë dy adoleshentët e kanë planifikuar sulmin ndaj tij pasi e kanë pritur kur është kthyer nga puna.

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu që humbi jetën tragjikisht punonte montazher në televizion.