Ish-këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi ka deklaruar se Ramush Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve ndërsa Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”.
Matoshi ka thënë se Kurti e frikësoi popullin vetëm për ta rritë mbështetjen popullore kinse si mbrojtës i Kosovës.
“Pse Qeveria Kurti nuk e tha të vërtetën, që e kumtoi disa herë pararëndësi i tij, Haradinaj se kjo ide që ai e delegjitimoi me tarifën 100%, përfundimisht u shua me shkarkimin e Bolton-it, në shtator, 2019 kur Haradinaj ishte ende Kryeministër në detyrë”, ka shkruar Matoshi në Facebook.







