‘Thërret Prizreni mori Shkodër’: Ky është autori dhe teksti i parë i këngës

Autori i këngës ‘Thërret Prizreni mori Shkodër’, është Sylë Bajrami nga Drenasi. Këngën për herë të parë e ka kënduar Rrahman Pagarusha nga Suhareka.

Kënga ‘Thërret Prizreni mori Shkodër’ është simbol i bashkimit të shqiptarëve anembanë trojeve tona dhe jo vetëm. Ajo ka pompuar gjakun e trimave nëpër vena që të nisën në luftë e të bashkojnë trojet shqiptare.

Nuk ka aheng e festë të mundshme të shqiptarëve që nuk këndohet kjo këngë dhe nuk është këngëtar ai që nuk e di këtë këngë.

Vargu i parë i këngës është edhe titulli i saj, ‘Thërret Prizreni mori Shkodër’.

Por kush e shkroi e kush e bëri melodinë e kësaj kënge? Rrallë kush e di.

Personi i parë që e ka kënduar këtë këngë është Rrahman Pagarusha, i cili në një intervistë të mëparshme ka treguar edhe historinë e kësaj kënge.

Rrahmani është rapsod i njohur në trevën e Suharekës, i cili këngën e ka përpunuar dhe ia ka bërë melodinë, ndërsa autori i parë i kësaj kënge është Sylë Bajrami.

Sylë Bajrami është nga fshati Kishnarekë e Komunës së Drenasit i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani.

Teksti besohet se është shkruar në Rab të Kroacisë në vitin 1991, në muajin shkurt.

Tekstin e këngës ‘Thrret Prizereni mori Shkodër’ që sot e dëgjojmë është i përpunuar dhe teksti origjinal ka disa ndryshime.

Më poshtë keni tesktin origjinal të shkruar nga Sylë Bajrami. 

THËRRET PRIZRENI MORI SHKODËR
Thërret Prizreni mori Shkodër
hajde rrimë se te kam motër.
Merre Durrësin e Tiranën
se ne kështu e gëzojmë nanën.
Une i thërras Pejë e Gjakovë
Drenicë ,Llap edhe Rugove.
Vjen Deçani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
në këtë Kala së bashku të rrina.
Kur të vini mos harroni
edhe Krujën këtu t’a ftoni.
Çoni lajm edhe në Gjirokastër
në Tepelenë e në Mallakastër,
Mat , Mirditë, Kukesin me e thirr
thirre Korçën me rrethinë.
E thërrasTetovën e Gostivarin
thërras Ulqinin e Tivarin.
Kam thirrë Plavën me Gucinë
Hotin , Grudën e gjithë Malesinë.
E thërras Dibrën, Ohrin , Strugën
merre Matin e merre Pukën.
Manastiri me ka çue fjalë
gjithesesi une kam me dalë
se për Korçë malli më ka marrë.
Shkupi një haber ma çet
se a vjen se din as vet,
veç një besë më ka thanë e ki
herë do kur tek ju do të vij.
Bujanovcin e Preshevën
i kam thirrë bashkë me Çamerinë
fjalë e besë mi kanë dhanë
se ate dite këtu do të vijnë.
Kah të vini dorë për dorë
mos harroni e ktheni në Vlorë.
Vlores çomnja një porosi
n’jat flamur do t’a merr në gji.
Të gjithë vllezër edhe motra
eni këtu po n’a thërret VOTRA:
Një kurorë bashkë t’a qëndisim,
n’jat Flamur këtu t’a ngrisim,
të ndëgjojnë mbret e krajli
se u ba bashkë- një SHQIPËRI.
s.b”