Therje me thikë në Pejë! Një i plagosur rëndë

Policia rajonale e Pejës bënë të ditur se nga një zënkë që ka ndodhur sot në Pejë, në rrugën Zahir Pajaziti, një person është therur me thikë.

Viktima pas tretmanit mjekësor në urgjencën e Spitalit në Pejë, është dërguar në QKUK meqë gjendja e tij është e rëndë, tha Driton Rugova – zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë.