Në pasditen e sotme në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”.

“Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.