Therje me thikë në Drenas

Një person është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë në Drenas.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & KANOSJE/Gllogoc 12.08.2022 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.