Policia e Kosovës raporton se një person në Prizren është therur me thikë dhe se sipas mjekut gjendja e tij është e rëndë.

“Viktima mashkull K/Turk sipas prindit të tij është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i pa njohur. Viktima është hospitalizuar dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda në pjesën e mushkërive”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar.

loading…