Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person dyshohet së është sulmuar me thikë nga një person tjetër pas një mosmarrëveshje me të.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është duke u trajtuar në QKUK.
“Prishtinë / 04.06.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (dyshohet të jetë thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së







