Therje me thikë

Theret me thikë një person në Podujevë, policia arreston dy të dyshuar

Një person është therur me thikë ditën e diel në Podujevë.

Lidhur me rastin, policia njofton se ka arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.