Theret me thikë një person në Lipjan

Për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka therur me thikë një tjetër dje në fshatin Magure në Lipjan.

Siç njofton policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar ‘në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.