Pejë
Theret me thikë një person afër QKMF-së në Pejë
B.L., ka tentuar që ta privojë nga jeta A.B, duke e goditur dy herë me thikë, në një lokal afër QKMF-së në Pejë.
Sinjali mëson se i dyshuari e ka therur viktimën me thikë në shpinë dhe në bark.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se për shkak të lëndimeve që ka pësuar, A.B., është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.