LAJMI I FUNDIT
Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Në një përleshje që ka ndodhur në orët e pasdites Podujevë, një i mitur është therur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, mësohet se i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.