Prizren

Theret me thikë një 17-vjeçar në Prizren, kjo është gjendja e tij

Një person është therur me thikë në qytetin e Prizrenit, sot në orët e pasdites.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:39 minuta.

“Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë. Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka deklaruar zëdhënësi Osmanollaj për Reporterin.

Ky rast ka ndodhur në lagjen ” Bajram Curri”, konkretisht në rrugën ” Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte mbetur i vdekur një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.